Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim punësohet në emisionin Oxygen Show

28/10/2020

Studentja e vitit të tretë të Fakultetit Media dhe Komunikim, Enisa Puka ka filluar punën në emisionin Oxygen Show, që transmetohet në Klan Kosova. Aktualisht ajo po punon si gazetare e emisionit Oxygen dhe portalit Oxygen Press, duke i mbuluar ngjarjet ditore nga fusha të ndryshme.

 

Enisa theksoi se UBT i ka ndihmuar të përvetësoj njohuritë teorike dhe aftësi praktike në fushën e gazetarisë, njohuri të cilat tashmë po i shërbejnë në punën e përditshme.

 

“Programi i studimit në UBT ka qenë një ndihmë shumë e madhe dhe një shtysë që unë të fitoj njohuritë e nevojshme dhe të qasem lehtë në tregun e punës. Elita e profesorëve të kualitetit të lartë dhe ekspertë të fushës së gazetarisë, më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë që të marrë hapat e duhur në këtë profesion sfidues”, është shprehur studentja, Enisa Puka.

 

Enisa, vitin e kaluar ishte moderatore e emisionit “YouthTalk”, emision i emetuar në radio Gjakova dhe Tv Syri Vision, realizuar në kuadër të projektit “Të rinjtë për të rinjtë” dhe financuar nga USAID.

 

98% e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim janë punësuar në institucione shtetërore, publike dhe private, që e dëshmon kualitetin dhe profesionalizmin që ofron ky program.