Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim Aurora Selimi punësohet në IBAS

28/12/2020

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Aurora Selimi, është punësuar në bankën IBAS, e cila është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Ajo aktualisht mban pozitën e zyrtares së komunikimit për shërbim të klientëve.

 

Aurora theksoi se e përgjatë studimeve nga stafi profesional i këtij fakulteti kam fituar njohuri të shumta sidomos në fushën e komunikimit, të cilat tani po i shpalosi për zhvillimin e komunikimit të qartë mes klientëve.

“Studimet në Kolegjin UBT, do t’ua rekomandoj secilit student të ri ngase ky institucion jep mundësi për zhvillim në shumë fusha”, potencoi ajo.

 

Programi Bachelor në Media dhe Komunikim është program stimulues, i cili studentëve u ofron njohuri teorike dhe praktike, në mënyrë që ata të jenë në gjendje për të punuar në fusha të ndryshme si gazetarë, moderator, fotoreporter, montazhier, regjisorë, zyrtarë për marrëdhënie me publikun, zyrtarë për informim etj.