Studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Yllka Suliqi po kryen punë praktike për marketing digjital në UBT

24/08/2023

Studentja e Fakultetit Juridik në UBT, Yllka Suliqi pas suksesit të dëshmuar përgjatë studimeve është angazhuar për punë praktike në UBT, në departamentin e Marketingut Digjital.

Ajo ka vlerësuar se UBT dallon nga institucionet e tjera përshkak të kushteve standarde për studime, infrastrukturën moderne dhe stafit akademik me përvojë dhe mbështetësit kryesor për arritjet e studentëve.

“UBT si institucion i arsimit të lartë plotëson standardet e një universiteti të mirëfilltë. Rangimet dhe çmimet në nivel botëror të UBT-së e bëjnë të dallojë nga institucionet e tjera në Kosovë dhe të fitojë besimin e të rinjve për studime”, ka thënë Suliqi.

Misioni i programit Juridik në UBT është të ofrojë cilësinë më të lartë të edukimit ligjor që çon në përsosmëri në performancën e kapaciteteve të ndryshme profesionale ligjore dhe të kontribuojë në avancimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes proceseve inovative, mësimdhënies, dhe ekselencë kërkimore për të mirën e njerëzve dhe komunitetit.