Studentja e Arkitekturës, Vesa Alaj, përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences, në Gjermani

13/01/2022

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Vesa Alaj, është përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Anhalt University of Applied Sciences në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Studimet në UBT, asaj i kanë ndihmuar që të zhvillohet profesionalisht dhe të ndjekë ëndrrën e saj në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor, në një rrugëtim interesant dhe të rëndësishëm për karrierën e saj profesionale.

 

“Vendimi për të studiuar në UBT ka qenë mjaft i lehtë. Duke parë mundësitë që ofron UBT si institucion, si dhe cilësia akademike më kanë shtyrë që zhvillimin tim profesional ta vazhdojë në UBT”, ka thënë fillimisht studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Vesa Alaj.

 

Ajo ka thënë se UBT i ka ofruar asaj të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar në këtë fushë, me profesionistët më të mirë që ka ky institucion i arsimit të lartë, duke vlerësuar programin në të cilin është duke vazhduar studimet.

 

“Duke qenë një program mjaft unik dhe bashkëkohor që gjithmonë është në zhvillim e sipër, përfitimet kanë qenë të gjithanshme, si në aspektin akademik, si në shkathtësi e avancim të lartë personal e profesional. Të veçanta janë kushtet dhe rregullat që ofron institucioni, duke iu ofruar shërbime studentëve në çdo kohë, duke i bërë kështu studimet gjithnjë e më atraktive”, ka thënë Vesa.

 

Vesa Alaj, i ka inkurajuar të gjithë studentët për të aplikuar për shkëmbim studentor, në mënyrë që të kenë një mundësi për të njohur kultura të reja, stile të reja të mësimit, një ambient tjetër, në mënyrë që të gjitha këto njohuri të kenë mundësi t’i kthejnë në kontribut në fusha të ndryshme në Kosovë.