Studentja e Arkitekturës në UBT, Era Desku ka fituar bursë përmes programit EMJMD për vazhdimin e studimeve master jashtë vendit

17/07/2023

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Era Desku ka fituar bursë të plotë përmes programit (Erasmus Mundus Joint Master Degree – EMJMD) që të vazhdojë studimet master në fushën e Arkitekturës dhe Mjedisit të Qëndrueshëm Urban, teksa leksionet do t’i zhvillojë në tri shtete të ndryshme: Skoci, Finlandë dhe Spanjë.

Era Desku ka vlerësuar se UBT i ka dhënë mbështetjen dhe ndihmën më të madhe në vazhdimin e studimeve jashtë vendit, duke e përgatitur profesionalisht në fushën e studimit.

Ajo ka theksuar se përzgjedhja e UBT-së për studime në nivelin bachelor ka qenë padyshim më e duhura.

“Përzgjedhja e UBT-së si institucion për rrugëtimin tim të studimeve ishte padyshim një zgjedhje e duhur pasi që kontribuoi suksesshëm në karrierën time. Ndikimi që kishte në fushën profesionale siç është arkitektura, ishte mjaft pozitiv duke më ofruar mundësi të shumta për të ardhmen time. Duke cilësuar këtu reputacionin e lartë akademik, UBT-ja është vendimtare në mundësitë e saj të angazhimeve dhe diversitetit të programit dhe kurrikulës”, ka thënë Desku.

Shumica e studentëve të programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT tashmë janë të punësuar në kompani vendore dhe ndërkombëtarë, teksa ka prej tyre që kanë përzgjedhur të bëhen pjesë e universiteteve prestigjioze botërore në nivelin master, duke dëshmuar cilësinë e UBT-së në arsim dhe edukim.