Studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Elira Pelaj – Jashari punësohet në UBT

15/11/2023

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Elira Pelaj – Jashari është punësuar në UBT, si asistente në Fakultet, duke ndarë kështu përvojën dhe njohuritë e fituara në UBT me studentët e rinj të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Në rrugën drejt profesionalizmit, Elira ka mbështetur vlerat e UBT-së dhe ka shprehur bindjen se studimet në këtë institucion sjellin një perspektivë të pasur dhe njohuri të thella.

“Studimet të gjithë i kujtojmë si pjesën më të rëndësishme të jetës. Në UBT isha pjesë e një gjenerate shumë të suksesshme, dhe mendoj që studimet i bën të veçanta profesionalizmi i stafit akademik dhe interaktiviteti që ata zhvillojnë me studentët deri në arritjen e qëllimeve të tyre akademike e profesionale”, ka thënë Pelaj – Jashari.

Përvoja e saj personale shërben si frymëzim për studentët e tjerë, duke i shtyrë ata të kërkojnë suksesin dhe të përdorin të gjitha mundësitë që ofron UBT në zhvillimin e tyre të ardhshëm.