Studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Dhuratë Mavraj, fiton çmimin “Finalist mention” në garën “Young Architects Competition – YAC”

31/08/2021

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Dhuratë Mavraj, ka fituar çmimin “Finalist Mention” në garën “Young Architects Competitions – YAC”.

 

Përzgjedhur nga një juri profesionale, ajo ka arritur të futet në mesin e shumë arkitektëve të njohur të rinj, me projektin e saj “Design Lab”, të punuar me shumë përkushtim.

 

Pjesëmarrja në këtë garë e Dhuratës vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të saj, si dhe ndihmës dhe rekomandimeve të profesorëve, që me studimet cilësore në UBT, u kurorëzuan me një rezultat të suksesshëm.

 

Ajo ka thënë se studimet në UBT kanë qenë mjaft përfituese në aspektin e aftësimit për profesionin që ka zgjedhur për karrierën e saj profesionale, duke vlerësuar se kjo zgjedhje ka qenë kyçe për hapat e saj në rrugën drejt suksesit, falë punës korrekte dhe profesionale të stafit të UBT-së.

 

“E veçanta e studimeve në UBT që më ka shtyrë të punoj çdo herë e më shumë, është fakti se ëndrrat nuk mbeten vetëm ëndrra, ato bëhen realitet, dhe një nga këto ëndrra është mundësia për të fituar dije dhe për t’i aplikuar aftësitë e fituara në vende të ndryshme të Evropës, ndaj kjo lë të kuptohet se që puna dhe njohuritë e fituara në UBT, vlerësohen dhe konvertohen në sukses”, ka thënë studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Dhuratë Mavraj.

 

Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT është një prej programeve të shumta të studimit që ka prodhuar ekspertë të mirëfilltë të fushës së arkitekturës, të cilët kanë triumfuar me shumë projekte në arenën ndërkombëtare, në kompeticione të ndryshme.