Studentja Albenita Mahalla e përfaqëson UBT-në në BritTalks 2018

20/04/2018

Studentja e Dizajnit të Integruar në UBT, Albenita Mahalla, ka qenë pjesëmarrëse në “BritTalks 2018”, me ç’rast edhe e ka përfaqësuar UBT-në, përkatësisht Fakultetin Dizajn i Integruar, në Ferizaj.

Në këtë organizim ajo u përfshi në pyetje të përgjithshme, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruarí O’Connell.

Ajo pati rastin të takohet dhe të flasë edhe personalisht me ambasadorin O’Connell dhe me profesorin Iraj Hashi, me të cilin diskutoi për avancimin e edukimit profesional në Kosovë dhe për mundësitë që ofron UBT për studime jashtë shtetit, si dhe për kontributet tjera të UBT-së, si universitet privat në Kosovë.

Studentët e UBT-së në vazhdimësi po marrin pjesë dhe po e përfaqësojnë institucionin dhe Kosovën nëpër gara, konferenca e organizime të tjera vendore e ndërkombëtare.