Studenti Shkencave Politike në UBT, Erion Mecini është punësuar në UBT, si koordinator në Fakultetin e Infermierisë

22/11/2023

Studenti i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Erion Mecini është punësuar në UBT, si koordinator në Fakultetin e Infermierisë, me ç’rast angazhohet në mbështetjen e studentëve në zhvillimin e tyre akademik, udhëzimin në projektet e tyre dhe koordinimin e lëndëve.

Studenti Erion Mecini ka theksuar se UBT i ka ofruar një ambient përkrahës dhe motivues. Për të, ky ambient ka qenë katalizatori që e ka ndihmuar në kalimin nga ambienti universitar në botën e punës. Ai ka shprehur se ka pasur shumë mundësi për zhvillim personal dhe profesional, duke theksuar se UBT ka qenë një platformë e pasur në ofrimin e këtyre mundësive.

“UBT më ka ofruar një ambient përkrahës dhe motivues, dhe me këtë rast më ka ndihmuar për t’u bërë pjesë e botës së punës. Gjithashtu, ka pasur shumë mundësi për zhvillim personal dhe profesional”, ka thënë Mecini.