Studenti Pleurat Konjufca e mbrojti temën Master në MBE

08/12/2015

“Financimi i biznesit në Kosovë: Ndikimi i bankave komerciale në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë” është tema me të cilën studenti Pleurat Konjufca fitoi titullin Master në Fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT.

 

Qëllimi i këtij punimi ishte sqarimi dhe kuptimi i ndikimit të bankave komerciale në zhvillimin e biznesit të vogël dhe të mesëm në Kosovë. Hulumtimi vë në pah vështirësitë që kanë bizneset kosovare në financim si dhe jep një pasqyrë për mundësitë që kanë bankat komerciale në tejkalimin e këtyre vështirësive. Në përfundim të hulumtimit janë nxjerrë konkluzione dhe rekomandime të dobishme për bizneset dhe për bankat komerciale.