Studenti Pjetër Monreca punësohet në portalin Telegrafi

12/03/2019

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Pjetër Monreca, është punësuar në portalin Telegrafi, në pozitën e kameramanit dhe montazherit.

 

Ai ka theksuar se mënyra se si ka arritur të punësohet është falë bashkëpunimit të UBT-së dhe Telegrafit, ku përfaqësuesit e Fakultetit Media dhe Komunikim e kanë propozuar atë, për shkak të suksesit të treguar gjatë studimeve.

“Studimet në UBT më kanë ndihmuar më shumë së që kam pritur, më kanë përgatitur për tregun e punës, si dhe për mënyrën se si ta menaxhojmë kohën dhe presionin e punës. Po ashtu, mënyra e ligjërimit ka qenë në nivel të duhur, e qartë dhe shumë kapshme”, vlerësoi Pjetëri.

 

Sikurse në programet e të tjera të studimit, ashtu edhe në Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, UBT po vazhdon të sistemojë në tregun e punës gazetarë, montazherë, kameramanë, fotografë e zyrtarë komunikimi, që janë entuziastë dhe po tregohen të suksesshëm në punën që po e bëjnë.