Studenti Art Loxha punësohet në portalin Telegrafi

bool(false) 12/11/2019

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim, Art Loxha, ka nisur punën në cilësinë e koordinatorit të mediave sociale në portalin Telegrafi.

 

Duke folur për përvojën rreth studimeve, Arti theksoi se me të hyrë në Fakultetin Media dhe Komunikim, e ka gjetur veten në këtë lëmi, falë stafit dhe profesorëve të UBT-së, të cilët i kanë dhënë informata të frytshme, mundësi të shumta praktike, si dhe motiv për të ardhmen.

“Pa njohuritë akademike dhe profesionale që i kam fituar gjatë studimeve në UBT, do të ishte shumë vështirë zhvillimi im në tregun e punës”, tha ai.

 

Tutje, Arti u propozoi të rinjve që synojnë një të ardhme të suksesshme të zgjedhin UBT-në.

“Përgatitja profesionale e stafit të UBT-së të ofron mundësi të shumta drejt tregut të punës ende pa i përfunduar studimet”, shtoi ai.

 

Qëllimi i programit Media dhe Komunikim është që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të kryejnë me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, kështu duke performuar suksesshëm në të gjitha fushat e komunikimit.