Studenti nga Turqia, Musa Akyüz, po vazhdon studimet për një semestër në UBT

19/10/2021

Studenti i programit Inxhinieri Kompjuterike në Bolu Abant İzzet Baysal University, Musa Akyüz, është duke shijuar aventurën semestrale në kuadër të programit Erasmus+, duke vazhduar studimet për një semestër në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.

 

Ai zgjodhi që për një semestër të vijoj studimet në UBT, falë eksperiencave të mira që ka krijuar UBT vazhdimisht për studentët, si dhe për mundësitë e shumta që iu ka ofruar për të marrë praktikat më të njohura ndërkombëtare.

 

“Ndër institucionet që më janë ofruar për të studiuar, UBT ishtë institucioni i arsimit të lartë më prestigjioz, më modern, më i bukur dhe mbi të gjitha më cilësori”, ka thënë fillimisht Akyüz.

 

Kontributin e UBT-së në arritjet e tij akademike dhe jetësore e sheh si të rëndësishëm, marrë parasysh edhe faktin se do të njoh edhe një kulturë të re, në një shtet të vogël por me qytetarë dhe njerëz shumë të shoqërueshëm.

 

“Përfitimet e mia nga ky shkëmbim studentor, konkretisht nga UBT është mësimi i gjuhës dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës. Për mua, mënyra më e mirë për të mësuar është zgjidhja e problemeve që do të na vijnë në jetën e zhvilluar jashtë vendit, duke përdorur një gjuhë të huaj”, ka thënë studenti i programit Inxhinieri Kompjuterike në Bolu Abant İzzet Baysal University, Musa Akyüz.

 

Musa i rekomandon të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e shkëmbimeve studentore përmes programit Erasmus+, program i cili sipas tij do ua ndryshojë jetën e tyre.