Studenti nga Kosova shpallet qytetar nderi në SHBA

06/10/2010

                                        
Studenti i UBT-së shpallet Qytetar nderi në SHBA dhe fiton medaljen të artë nga German Proficiency Badge.

“Në SHBA certifikohem në fushën e Sigurisë së Dhënave (Security + Proffesional),  në Rrjeta Kompjuterike (CCNA) dhe shpallem  Qytetar nderi i qytetit Huntsville Alabama,  për arsye të arritjeve akademike dhe ushtarake gjatë trajnimit, gjithashtu fitova Medaljen e Artë në German Proficiency Patch GPB në garat të cilat organizohen nga Zyra ndërlidhëse gjermane ne Fort Gordon – Georgia (Baza ushtarake të cilën ka qëndruar)”.  thotë Jetona Ahmeti e cili studimet themelore ka përfunduar në UBT, fakultetei Shkenca Kompjuterike, dhe studimet  në  Qendrën për Studime Universitare në (FSK- QSU), po në të njëjtin institucion ka regjistruar studimet master po në të njëjtin drejtim.

 “Unë personalisht vendosa të studioj në UBT, sepse profesorët  të cilët ligjërojnë në institucionet më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë  ligjërojnë edhe në UBT dhe programet e studimit që ofron UBT nuk ofrohen jo vetëm në vendin tonë por edhe në rajon ”, thotë Jeton Ahmeti,  i cili studimet themelore i ka përfunduar në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT, ku për  mentor  teme të diplomës caktohet te  Prof. Dr.  Peter Kopacek me temën  “Movement Patterns of Bioloid – Humanoid”, paralelisht ndjek edhe  studimet  në  Qendrën për Studime Universitare në (FSK- QSU), një kohë qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merë disa certifikata në drejtimet profesionale, disa medalje të arta dhe shpallet qytetar nderi.  

 “Të gjitha njohuritë e mia te cilat i kam fituar në UBT , në Forcën e sigurisë së Kosovës FSK dhe në Amerikë do i aplikoj në vendin tim në FSK”. thotë Jetoni Ahmeti

Specializimet  për Teknologji Informative u janë  ofruar nga FSK-ja.  

Komenti i tij për UBT-në është “ Më mungojnë shprehjet që të përshkruaj UBT-në,  por të studiosh në UBT është privilegj dhe nder, nuk duhet lënë pa e shfrytëzuar.

Gjithashtu Jetoni është pjesëmarrës i ekipit të futbollit të robotëve dhe  në garat Europiane në Viene bashkë  më kolegët e vetë kanë marr vendi i IV-të, gjithashtu një vit më pas në organizimin e kampionatit europian në Prishtinë kanë fituar vendin e III-të.

Në marrëveshjen në mes të UBT- FSK, cekët se studentët e QSU kanë të drejtë të shkollohen edhe në institucionet e larta arsimore private, dhe këto marrëveshje i gëzojnë vetëm UBT dhe AUK.