Studenti Nderim Bytyçi është punësuar në kompaninë gjermane, “TIM Solutions”

11/01/2019

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Nderim Bytyçi, është punësuar në kompaninë me bazë në Gjermani, “TIM Solutions”, në pozitën e zhvilluesit të Java EE .

 

Ai po ndihmon kompaninë në fjalë duke ofruar shërbime softuerike për shumë kompani të tjera të njohura në botë, teksa për procesin e punësimit paraprakisht ka kaluar në dy intervista.

 

Nderimi tha se punësimi nuk ka arritur në mënyrë rastësore, por për shkak të angazhimit të tij gjatë viteve të studimeve dhe me praktikim vetjak të njohurive të fituara.

“UBT po nxjerr kuadro shumë të përgatitura për tregun lokal dhe atë ndërkombëtar të punës, të cilët përpos mësimit në studime, këshillohen që të zhvillojnë veten edhe me mësim vetjak”, tregoi ai.

 

Momentalisht, Nderimi është në përgatitje të një projekti shumë të rëndësishëm , për jetësimin e të cilit është duke e përkrahur UBT.