Studenti Liman Kastrati fillon punën praktike në TEB

09/01/2019

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Liman Kastrati ka filluar punë praktike në TEB, me ç’rast atje po kryen punë në Departamentin për Zgjidhje të Biznesit, që po i shërben atij për të përgatitur veten për sfidat me të cilat do të përballet në tregun e punës në të ardhmen.

 

Ai thotë se praktika në TEB po i ndihmon të mësohet me konceptin e punës në presion dhe me nivel të lartë të kompleksitetit dhe përgjegjësisë.

“Puna që po e bëj lidhet me marrjen e kërkesave, analizën, testimin dhe zgjidhjen e tyre, dhe kjo është tejet e rëndësishme sepse meqë po kryej praktikën në TEB-in qendror, duhet të tregohem i kujdesshëm sepse çdo punë që kryhet ndikon në mënyrë automatike në të gjitha degët e TEB-it në Kosovë”, potencoi Limani.

 

Sipas tij, efekt pozitiv kanë pasur edhe projektet e zhvilluara gjatë studimeve, që i kanë dhënë aftësi për të dhënë kontribut në një korporatë siç është Banka TEB.

 

Limani nuk është studenti i vetëm i UBT-së që është përzgjedhur për të kryer punë praktike në TEB, sepse bashkë me të janë zgjedhur edhe Blendar Kabashi dhe Marsiana Desku, aplikimi i të cilëve është bërë përmes Qendrës së Karrierës në UBT.