Studenti i UBT-së, Faton Sertolli, përfitues i bursës për vazhdim të studimeve në Anhalt University of Applied Sciences 

02/12/2019

Studenti i nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Faton Sertolli, është një nga studentët përfitues të bursës për vijim të studimeve në universitetin prestigjioz gjerman, Anhalt University of Applied Sciences.

 

Fatoni tregoi se pranimi në këtë universitet nuk ishte aspak problem, duke qenë se UBT ka partneritet me universitetin në fjalë, por edhe institucione tjera arsimore në mbarë botën.

“Unë jam duke i vijuar studimet në Bauhaus prej tetorit të këtij viti, e për këtë padyshim bazën e kam marrë në UBT, sepse mënyra e studimit është e njëjtë, teksa në UBT kam gjetur edhe mbështetjen e profesorëve kurdoherë”, tha ai.

 

Fatoni tregoi se në UBT ndihet si në shtëpi, pasi ka kaluar studimet e të dy niveleve, teksa shtoi se institucioni ia ka plotësuar të gjitha pritshmëritë që ka pasur si student.