Studenti i UBT-së, zhvillues i aplikacioneve në kompaninë “Rrota”

19/12/2018

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Dorentin Maloku, është në procesin e diplomimit në këtë program studimi, por njëkohësisht ka arritur që të sistemohet në tregun e punës, me ç’rast talentin e njohuritë e tij po i shfaqë në kompaninë e njohur, “Rrota”, ku është duke punuar në pozitën e zhvilluesit të aplikacioneve.

 

Ai tregoi se punën në këtë kompani fillimisht e ka nisur punën si praktikant, teksa nga performanca e treguar u shndërrua në punëtor të rregullt, punë të cilën e konsideron tejet të rëndësishme.

“Puna është shumë e rëndësishme sepse kompania në të cilën punoj krijon aplikacione të sigurta dhe efiçiente për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, ku përmes sfidave të ndryshme unë vazhdoj të zhvillohem profesionalisht”, tha Dorentini.

 

Ai synon që angazhimin e tij ta vazhdojë edhe më tutje, duke u fokusuar më shumë në inxhinierinë e zhvillimit të softuerit, ku pretendon që në të ardhmen të ofrojë kontributin e tij në shoqëri.