Studenti i UBT-së, Resmi Berisha është punësuar në Qendrën e Vaksinimit për COVID-19 në Prizren

bool(false) 18/11/2021

Studenti i Fakultetit të Infermierisë në UBT, Resmi Berisha, pas përkushtimit dhe angazhimit të tij në studimet profesionale në UBT, është punësuar në Qendrën e Vaksinimit për COVID-19 në Prizren.

 

Përzgjedhjen e UBT-së, si institucion ideal për studimet akademike në fushën e Infermierisë dhe Shkencave Mjekësore, Resmiu e ka bërë duke u bazuar në cilësinë e institucionit dhe mundësitë që ky institucion i arsimit të lartë iu ka ofruar studentëve.

 

“UBT është institucion shumë i mirë në shumë aspekte, dhe aftësia për të bërë gjëra të mira dhe të duhura më ka shtyrë për të zgjedhur këtë institucion arsimor, i cili më ka ofruar dije nga profesionistët më të mirë të UBT-së”, ka thënë studenti i Fakultetit të Infermierisë në UBT, Resmi Berisha.

 

Praktikat e mira të mësimit, kurrikula moderne, bashkëpunimet e shumta ndërkombëtare, si dhe shumë elemente të tjera që ndërlidhen me teknologjinë, inovacionin, shkencën dhe studimet e mirëfillta i kanë dhënë mjaftueshëm kurajo atij për të vazhduar një rrugëtim shumë të rëndësishëm në karrierën e tij profesionale.

 

“UBT më mundësoi të kem njohuri të shumta, si dhe mundësi të tjera ndër të cilat ishte edhe qasja në bibliotekën e UBT-së, duke më lehtësuar shkollimin brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë studenti i Fakultetit të Infermierisë në UBT, Resmi Berisha.

 

Fakulteti i Infermierisë në UBT, studentëve të saj u ofron një qasje multidisiplinare të bazuar në teori dhe praktikë, si dhe në kurrikulat më moderne të universiteteve më prestigjioze të botës.