Studenti i UBT-së, Ndrec Zefaj i punësuar në Agjencionin për Financim në Kosovë

06/11/2018

Ndrec Zefaj po vijon suksesshëm studimet e nivelit master në Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhment në UBT. Aktualisht ai është i punësuar në Agjencionin për Financim në Kosovë, dega në Klinë, si dhe mban pozitën e analistit kreditor.

 

Studenti Zefaj theksoi se kishte vendosur të vazhdonte studimet master në UBT, pasi sipas tij, institucioni ka prioritet studentët dhe ka staf akademik profesional.

 

Tutje, ai vlerësoi se UBT ka qenë dhe mbetet lider i arsimit të lartë në Kosovë dhe rajon, andaj për këtë arsye tha se ia ka besuar karrierën dhe të ardhmen këtij institucioni.

 

“UBT ofron cilësi në aspektin akademik, cilësi që nuk mund ta gjesh në institucionet tjera arsimore në vendin tonë. Profesorët tanë vijnë nga universitet prestigjioze dhe dijet e njohuritë e tyre i transmetojnë te ne”, tha Zefaj.

 

Zefaj theksoi se institucioni po e ndihmon të bëhet profesionist në profesionin që ai ka zgjedhur.

 

“Profesionistët e politikave publike janë profesion deficitar në Kosovë. UBT na ka ofruar një mundësi të tillë, të cilën mundësi ne si studentë e shohim si shumë të vlefshme dhe e cila po na ndihmon të kyçemi me lehtë në tregun e punës”, tha ai.

 

Studenti Zefaj tha se ka ndjekur edhe një numër të madh të trajnimeve me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit profesional