Studenti i UBT-së, pjesë e kompanisë së njohur “Kosbit”, partner i “AT&T”

15/09/2017

Studenti i Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, Albion Sutaj, në prill të këtij viti është bërë pjesë e kompanisë“Kosbit L.L.C”, që është partner vendor i kompanisë së njohur në fushë e telekomunikacionit në nivel golobal, “AT&T”.

 

Në këtë kompani, studenti Sutaj mban pozitën e koordinatorit të projekteve DDPC, si dhe është i angazhuar edhe në përgatitjen e stafit të ri, që do të bëhet pjesë e kësaj kompanie, duke e dëshmuar faktin që studentët e UBT-së janë të suksesshëm jo vetëm në kompanitë vendore, por edhe në ato më të mëdha e më të suksesshme ndërkombëtare.


Ai thotë se të studiosh në UBT, do të thotë të studiosh në nivelin e duhur, sepse sipas tij, programi i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, është unik dhe i vetmi i tillë në Kosovë.
“Të kesh mundësi të studiosh në këtë institucion është privilegj, pasi që nënkupton mundësi të shumëfishta për të ardhmen. Përparësi e UBT-së, padyshim, është edhe stafi akademik tejet i përzgjedhur, tek të cilët, fokusi kryesor mbetet tek aftësimi ynë, falë ligjërimit interaktiv dhe metodave më bashkëkohore”, vlerëson Sutaj.

 

Suksesin e arritur në aspektin profesional, krahas angazhimit të tij, ai ia atribuon edhe UBT-së, me ç’rast shprehet se, “mundësitë që i ofron UBT janë garanci për një të ardhme të suksesshme për të gjithë ne studentët, andaj sugjerimi im për të gjithë studentët e rinj është UBT”.

 

Në UBT gjendet shkolla më e madhe e shkencave kompjuterike në Kosovë e rajon, ku prej saj, çdo vit dalin qindra të diplomuar, shumica dërrmuese e të cilëve, ende pa i përfunduar studimet arrijnë të punësohen ose edhe të krijojnë bizneset e tyre personale, duke krijuar vende pune për vete dhe për njerëz të tjerë.

 

Linku i kompanisë “Kosbit”: www.kosbit.net