Studenti i UBT-së, i vetmi në Kosovë i diplomuar në nivelin master për Sisteme të Informacionit

10/10/2017

Studenti i UBT-së, Esat Xani ka diplomuar në nivelin master, në Fakultetin Sisteme të Informacionit, i cili ka trajtuar temën të titulluar: “Përdorimi i teknologjisë UAV (fluturake pa pilot) në kadastrën e Kosovës”.


Ai është i pari në Kosovë, i cili diplomon në nivelin master në këtë fushë mjaft delikate.


Fokusi kryesor i temës që ka trajtuar është vërtetimi për përdorimin e teknologjisë UAV në kadastrën e Kosovës. Po ashtu janë bërë analiza me projekte të ngjashme, që janë realizuar në rajon dhe në botë, si dhe e tërë puna është bërë nën mentorimin e profesorit Hazer Dana.


Po ashtu, punimi shpjegon procesin dhe rezultatet lidhur me pilot projektin që është realizuar në Kosovë në fund të vitit 2015 dhe në vitin 2016 nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në mbështetje të Bankës Botërore.


Teksa, vetë studenti Xani ka konstatuar se teknologjia UAV lehtëson shumë prodhimin e ortofotove dhe hartave 3D të cilat mund të gjejnë përdorim të gjerë në kadastër. Sipas tij, përdorimi i teknologjisë UAV së bashku me softuerë “open source” është shumë i lehtë dhe praktik për përdorim, të cilin është munduar edhe ta sqaroj në këtë punim.


Studimi në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit në UBT, i aftëson studentët për të zhvilluar zgjidhje kreative dhe inovative të problemeve dhe mundësive në organizata qeveritare, në biznese dhe organizatat jofitimprurëse dhe kjo mund të bëhet në të dy vnivelet, bachelor e master.


Studimi në këtë fakultet mundëson njohjen dhe kuptimin e ndërlidhjes, të komunikimit dhe të funksionimit në mes të menaxhimit (proceseve biznesore/organizative), menaxhmentit (strukturës biznesore/organizative) dhe të teknologjisë (kompjuterëve, rrjetave, software-ve, hardware-eve, bazës së të dhënave, serverëve, etj.).