Studenti i UBT-së, i punësuar në komunën e Rahovecit

19/06/2017

Studenti i UBT-së, Bylbyl Hoxha, i cili aktualisht është duke i vijuar studimet e nivelit master në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, tash e një vit është duke punuar si zyrtar i vlerësimit të pronës në drejtorinë e Financave, në komunën e Rahovecit.

 

Në këtë vend të punës, ai është sistemuar falë aftësive të treguara, teksa sipas tij, në këtë sukses ka ndikuar edhe edukimi kualitativ që ofron UBT.

“Kam fituar përvojë të re, kam mësuar si të punoj në grup, si dhe kam vënë në praktikë teoritë dhe praktikat e mësuara në UBT, pra, në këtë mënyrë më është lehtësuar puna jashtëzakonisht shumë”, tha ai.

 

Tutje, studenti Hoxha theksoi se do të punojë që t’i realizojë synimet e tij, përfshirë edhe vazhdimin e studimeve, ku shtoi se, UBT ka strategji të cilat kombinohen me standarde ndërkombëtare.

“Ky institucion është vendi ku mund të studiosh dhe të punosh. Andaj, mendoj të vazhdoj studimet në këtë institucion, duke marrë parasysh se UBT është partner me shumë universitete ndërkombëtare, pra, dua të përfitoj nga këto programe dhe të bëhem doktor shkence”, theksoi Hoxha.

 

Programet akademike në UBT ofrojnë njohuri teorike dhe praktike, andaj, në këtë mënyrë studentët avancohen dhe bëhen të gatshëm për tregun e punës.