Studenti i UBT-së , Emir Maqkaj arkitekt në kompaninë “N.N.T CADI”

27/11/2017

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Emir Maqkaj është duke punuar si arkitekt në kompaninë “N.N.T CADI”, ku përveç projekteve në dizajnimin e objekteve, ai merret edhe me mbikëqyrjen e punimeve dhe me përgatitjen e tenderëve të kompanisë, teksa realizon edhe një mori projektesh individuale, punë të cilën vazhdon ta bëjë ende.


Ai thotë se përvojën e fituar e ka arritur falë angazhimit të tij dhe njohurive të shumta të fituara gjatë studimeve në UBT, kjo sepse, sipas tij, ai dhe studentët tjerë, dalin në tregun e punës me njohuri të shumta dhe shumë të nevojshme mbi profesionin e arkitekturës.


Tutje, studenti Maqkaj thotë se është sistemuar në këtë vend pune ende pa i përfunduar studimet themelore, derisa për këtë sukses të arritur, vlera i atribuon edhe UBT-së.


UBT ka të themeluar qendrën më të madhe të arkitekturës në Kosovë dhe rajon, program i cili ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe të përgatisë ekspertë në këtë fushë, në të cilën aplikohen standardet më të larta në projektim, planifikim dhe menaxhim të projekteve, andaj studentët e institucionit depërtojnë lehtësisht në tregun e punës.