Studenti i UBT-së, Atdhe Buja u certifikua me titullin CIO në programin trajnues pesëmujor në Japoni

30/03/2016

Atdhe Buja, student në UBT në nivelin master, ka marrë pjesë në program trajnues pesëmujor në Japoni dhe ka arritur rezultatin maksimal duke u certifikuar me titullin CIO.


Objektivat e pritura janë realizuar plotësisht nga Atdheu, i cili ka treguar një rezultat maksimal gjatë gjithë kësaj kohe në të gjitha aktivitetet brenda programit.


Trajnimi i ofruar në kuadër të programit zhvillimi i asistencës nga qeveria japoneze dhe i-Learning, në JICA Okinawa International Center të Japonisë ishte një nga programet më unike të studimit.

 

Atdheu ishte pjesëmarrës në turin e vizitave në institucionet qendrore, kompani në Tokio & Okinawa, që ishte një mundësi shumë e mirë për të njohur më shumë realitetin dhe suksesin e popullit japonez, ku TIK-u është fushë shumë atraktive dhe ka arritur nivelin më të lartë të transformimit dhe qytetarët e këtij vendi përfitojnë përmes përmirësimit të jetesës dhe marrin shërbimet publike të nevojshme për ta.