Studenti i Stomatologjisë në UBT fiton çmim ndërkombëtar në Kongresin e Studentëve të Shkencave Shëndetësore në Austri
09/06/2026Studentët e programeve të Stomatologjisë dhe Teknikut Dentar në UBT morën pjesë në edicionin e 12-të të Kongresit Ndërkombëtar të Studentëve (International Student Congress – ISC 2026), i cili u mbajt në Graz të Austrisë dhe u organizua nga Medical University of Graz.
Në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, studentët dhe stafi akademik i UBT-së u përfaqësuan me pesë punime shkencore, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të institucionit për avancimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe pjesëmarrjes aktive në komunitetin akademik ndërkombëtar.
Punimet e prezantuara nga përfaqësuesit e UBT-së ishin:
“Digital vs. Conventional Impressions: Accuracy, Patient Comfort, and Comparison”
Prezantuar nga: Ornela Lezi
Autorë: Tringa Muhadri, Ornela Lezi, Genc Demjaha dhe Krenare Mehmeti.
Ky punim përfaqësoi një bashkëpunim të suksesshëm ndërmjet Fakultetit të Stomatologjisë dhe Fakultetit të Teknikut Dentar.
“Improving Retention & Stability of Orbital Prostheses”
Prezantuar nga: Lis Ibërdemaj
Autorë: Genc Demjaha, Nora Kursani Demjaha, Dugagjin Sokoli, Burim Kiseri, Arta Gjikolli Loxha dhe Lis Ibërdemaj.
“The Digital Evolution of Modern Dental Practice” (Poster Presentation)
Prezantuar nga: Irena Bekqeli
Autorë: Genc Demjaha, Nora Kursani Demjaha, Arta Gjikolli Loxha, Adelina Loxha, Krenare Mehmeti, Lis Ibërdemaj, Nina Jevriq, Lekë Demjaha dhe Irena Bekqeli.
“Sex Differences in Mandibular Posturing Among Young Adults with TMJ Discomfort”
Prezantuar nga: Lis Ibërdemaj
Autorë: Dugagjin Sokoli, Burim Kiseri, Arta Gjikolli Loxha, Nora Kursani Demjaha, Genc Demjaha, Irena Bekqeli, Nina Jevriq dhe Lis Ibërdemaj.
“Osseointegrated Implants for Craniofacial Prosthesis Retention: A Clinical Review”
Prezantuar nga: Nina Jevriq
Autorë: Genc Demjaha, Arta Gjikolli Loxha, Adelina Loxha, Krenare Mehmeti, Irena Bekqeli, Lis Ibërdemaj dhe Nina Jevriq.
Një sukses i veçantë për delegacionin e UBT-së u shënua nga studenti i vitit të tretë të Stomatologjisë, Lis Ibërdemaj, i cili me prezantimin oral të punimit “Sex Differences in Mandibular Posturing Among Young Adults with TMJ Discomfort” fitoi Çmimin e Tretë për Prezantimin më të Mirë Oral (Best Oral Presentation Award).
Në konkurrencë me studentë dhe hulumtues të rinj nga universitete të shumta ndërkombëtare, ky vlerësim përfaqëson një arritje të rëndësishme për studentin, mentorët e tij dhe UBT-në në përgjithësi, duke konfirmuar cilësinë e punës kërkimore që zhvillohet në institucion.
International Student Congress (ISC) konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme për studentët e shkencave shëndetësore, duke bashkuar studentë, hulumtues dhe akademikë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Kongresi synon të promovojë shkëmbimin e njohurive shkencore, zhvillimin e bashkëpunimeve ndërdisiplinore dhe krijimin e rrjeteve profesionale ndërkombëtare.
Pjesëmarrja dhe sukseset e studentëve të UBT-së në ISC Graz 2026 dëshmojnë përkushtimin e universitetit ndaj ekselencës akademike, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për zhvillimin profesional dhe shkencor të studentëve në nivel global.
