Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, Fatbardh Jakupi po punon si menaxher i projekteve në fushën e infrastrukturës rrugore në Kompaninë Bageri Group

27/02/2024

Fatbardh Jakupi, një student i suksesshëm i UBT-së, tani është pjesë e kompanisë Bageri Group dhe drejton rolin e menaxherit të projekteve në fushën e infrastrukturës rrugore.

Fatbardhi tregon se studimet e tij në UBT ishin një nga eksperiencat më frytdhënëse që ka përjetuar. Duke përfshirë programin e tij Master në Inxhinieri të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, ai ka përfituar një ndërlidhje të thellë midis njohurive teorike dhe praktikës profesionale në fushën e ndërtimit.

“Studimet në UBT ishin një ndër eksperiencat e mia më të mira që i kam kaluar. Studimi në programin Master Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, më ofroi një ndërlidhje të njohurive në fushën e ndërtimit të infrastrukturës. Lidhja e teorisë dhe praktikës i bëri më të veçanta nivelin e studimeve. Përveç ligjëratave që i zhvillonim me profesorë, përvoja ime nga Bachelor-i u bë urë lidhëse dhe më forcuese në ngritjen time profesionale”, është shprehur Jakupi.

Pas kryerjes së programit Master, Fatbardhi u bashkua me kompaninë Bageri Group, ku aktualisht ka rolin e përgjegjësit në Autostradën Prishtinë – Podujevë. Suksesi i tij në karrierë është një dëshmi e qartë e lidhjes së ngushtë midis arsimit të tij në UBT dhe arritjeve të tij profesionale në fushën e infrastrukturës rrugore.