Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Avdyli punësohet në UBT

16/11/2021

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Avdyli, pas angazhimit dhe studimeve të suksesshme me profesionistët më të mirë të kësaj fushe është punësuar në UBT, në cilësinë e zyrtarit të IT-së në qendrën e UBT-së në Ferizaj.

 

Programi i larmishëm me një kurrikulë moderne dhe me një cilësi të lartë, i bazuar në universitetet më prestigjioze evropiane, kanë bindur Egzonin që të bëhet pjesë e UBT-së dhe të vazhdoj rrugëtimin e tij akademik dhe profesional në fushën e shkencave kompjuterike.

 

“Kam vendosur të studioj në UBT duke marrë parasysh programin dhe kurrikulën që e ofron kjo fushë studimi, si dhe duke mos harruar kuadrin profesional të ekspertëve të kësaj fushe që kanë bërë dhe po bëjnë një punë të shkëlqyer për gjeneratat e reja”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Avdyli.

 

Egzoni, punësimin në UBT e sheh si një mundësi shtesë që UBT i ka dhënë krahas studimeve cilësore me kushtet moderne infrastrukturore, që tashmë do të ketë mundësi t’i shndërrojë ato në praktikë, në profesionin që ai gjithmonë ka dashur ta ndjekë si rrugë të zhvillimit në karrierë.

 

“UBT më ka ofruar shumë mundësi, duke më hapur dyert për t’u bërë një nga studentët e suksesshëm të këtij institucioni, e që do të kontribuojë shumë në zhvillimin tim në karrierë”, ka thënë ai.

 

Egzon Avdyli nuk është i vetmi student i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT që menjëherë është punësuar dhe po korr suksese, pasi që shumë studentë të tjerë të këtij fakulteti dhe fushave të tjera kanë arritur që të ambientohen në tregun e punës, si rezultat i punës dhe angazhimit të ndërsjelltë mes profesorëve dhe studentëve.