Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, punësohet në portalin Lajmi.net

31/05/2021

Studenti i vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, Uranik Emini, ka filluar punën në portalin Lajmi.net. Ai aktualisht po i mbulon shkrimet dhe postimin e lajmeve, raportimin mbi lajme të ndryshme që lidhen me fushën e sportit, zhvillimin e intervistave varësisht prej aktualitetit dhe mbajtjen e marrëdhënieve të mira me institucione, personazhe dhe mediume të tjera.

 

Si shumica e studentëve, edhe Uraniku falë bashkëpunimeve të UBT-së me mediumet prestigjioze në Kosovë, që nga viti i parë i studimeve ka treguar sukses në tregun e punës, ku ai ka përfunduar edhe praktikë në agjencinë e lajmeve Kosovalive.

 

“Studimet dhe puna e profesorëve kanë pasur një ndikim të madh në zhvillimin e karrierës sime. Mësimet, këshillat, ndarja e përvojave personale kanë ndikuar shumë që ne të kemi një koncept më të pastër dhe më të qartë mbi atë se çfarë është në të vërtet puna e një gazetari. Sukseset tona, janë meritë e punës së jashtëzakonshme që kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë profesorët në UBT”, theksoi ai.

 

Ndërkaq, ai potencoi se UBT është institucioni më profesional në vend dhe më gjerë, ku punën e suksesshme e dëshmon bashkëpunimi që e ka me mbi 450 universitete partnere si dhe suksesi i studentëve ndërvite.

 

“Sa i përket drejtimit Media dhe Komunikim, vlerësojë shumë faktin se ka llojshmëri në mesin e studentëve, për arsye se jo të gjithë dëshirojnë të bëhen gazetarë të së ardhmes, e në këtë drejtim mund tw dilni si producent, kameraman, si specialist i marketingut, ekspert të komunikimit etj.”, tha Uraniku.

 

Uranik Emini nuk është studenti i vetëm i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, që ka arritur të ambientohet në tregun e punës, pasi që më parë edhe shumë studentë të këtij drejtimi kanë arritur që të punësohen në media dhe kompani të ndryshme marketingu.