Studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Shkëlqim Musiqi, punësohet në LAVA (Laboratory for Visionary Architecture)

13/08/2021

Studimet në UBT hapin shtigje të sigurta drejt universiteteve më të famshme botërore.

 

Këtë e tregon edhe fakti që studentit të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Shkëlqim Musiqi, i janë hapur dyert për studime të nivelit master në universitetin që ka mbi 40 mijë studentë, e që radhitet ndër më të famshmit në botë “Politecnico di Milano”, në Itali.

 

Pas sukseseve të arritura dhe punës voluminoze, Shkëlqimi ka arritur të punësohet në njërën ndër zyret më të dalluara në Europë LAVA (Laboratory for Visionary Architecture).

 

Ai përgjatë studimeve ka qenë pjesëmarrës edhe në disa kompeticione të arkitekturës në botë si: “SkyHive2020”, “Shenzhen Opera House Competition”, si dhe ka qenë pjesëmarrës në garën “MiG Prize 2021”, nga ku ka treguar rezultate mjaft të mira.

 

Për rrugëtimin e suksesshëm të tij, Shkëlqimi është mirënjohës për UBT-në, stafin e institucionit, mundësinë dhe kushtet e ofruara, përderisa UBT përmes bashkëpunimeve me mbi 500 universitete partenere vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e rrjetit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, duke mbetur kështu lider i padiskutueshëm në nxjerrjen e profesionistëve të rinj.