Studenti i Arkitekturës në UBT, Yll Simnica fillon praktikën në byronë “Tiki Design”

19/07/2023

Studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Ylli Simnica ka filluar punën si praktikant në byronë projektuese “Tiki Design”.

Studenti Ylli Simnica ka vlerësuar se UBT është një institucion që ofron cilësi dhe metoda të avancuara të mësimdhënies, gjë që e kanë ndihmuar këtë të fundit të përvetësojë njohuritë rreth fushës së arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

“UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, duke ofruar cilësi, korrektësi, metoda të avancuara të mësimdhënies e hulumtimit. Ajo që më ka bërë të zgjedh UBT-në, është rëndësia e veçantë që i jepet studentit dhe rritjes profesionale të tij, e që më vonë do të kontribuojë në zhvillimin kulturor e shoqëror të Kosovës”, ka thënë Simnica.

Ai ka thënë se falë punës profesionale dhe angazhimit maksimal të stafit akademik, me qëllim të aftësimit profesional të studentëve, ka arritur të përvetësojë njohuritë rreth profesionit dhe të bëhet pjesë e tregut të punës.