Në shenjë mirënjohje, studenti i Arkitekturës i dhuron rektorit Hajrizi logon e UBT-së të gdhendur në dru

23/05/2023

Studenti i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Gani Ramadani i ka dhënë një dhuratë simbolike rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, logon e UBT-së të gdhendur në dru.

Me këtë rast, rektori Hajrizi vlerësoi dhe çmoi lart angazhimin dhe përkushtimin e studentit Gani Ramadani, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë ndaj studentëve.

“Kjo dhuratë ka vlerë të madhe për mua personalisht sepse është shenjë mirënjohje për institucionin dhe mbështetjen e vazhdueshme që u kemi ofruar. Njëkohësisht përçon mesazh se studentët tanë janë kreativë dhe dinë të sjellin gjëra unike falë përkushtimit e vullnetit të madh”, deklaroi rektori Hajrizi.

Studenti Gani Ramadani e falënderoi rektorin Hajrizi për mundësitë e ofruara si dhe njëherit ndau pak nga përvoja e tij gjatë studimeve dhe angazhimeve të tjera.