Studenti Hajdari, i angazhuar në ndërtimin e objektit të ri të UBT-së

26/04/2017

Studenti i UBT-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, i cili tashmë është në prag të diplomimit në këtë drejtim, Albert Hajdari është i angazhuar si inxhinier i punishtes, për përcjelljen e punimeve që po bëhen gjatë ndërtimit të objektit të ri të UBT-së, në qytetin  e Lipjanit.

 

Sipas studentit Hajdari, kjo përvojë e fituar gjatë këtyre muajve, po i shërben atij që të piqet profesionalisht, por mbi të gjitha, ta kuptoj procesin e punës në ekip.


“Gjatë kësaj periudhe kam qenë i angazhuar në mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit të objektit të ri të UBT-së, me ç’rast si ekip jemi përpjekur që të ndërtojmë një objekt funksional, duke i kushtuar kujdes të veçantë stabilitetit dhe sigurisë brenda tij”, theksoi ai.

 

Hajdari tha që falë kësaj pune të ofruar nga UBT, ai nuk i frikësohet më tregut të punës.

Nga përvoja që kam marrë nga UBT, kam kuptuar se nevojitet një organizim administrativ, të cilin e kemi shumë të pranishëm në punën  që po e bëjmë në UBT, andaj falë kësaj, jam i bindur që më nuk do ta kem asnjë problem apo pengesë që të zhvillohem në karrierë”, tha ai.

 

Pas diplomimit, studenti Hajdari synon që të vazhdojë studimet e nivelit master në UBT, por edhe të vazhdojë bashkëpunimin me institucionin në të cilin është duke u rritur profesionalisht.