Studenti Genc Emini i angazhuar në departamentin e Shkollave Profesionale në UBT

27/02/2019

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, Genc Emini ka disa muaj që është angazhuar dhe punon në departamentin e Shkollave dhe Trajnimeve Profesionale.

 

Emini ka thënë se po fiton përvojë profesionale në aktivitetin që ushtron dhe, sipas tij, meritat për këtë janë të UBT-së.

 

Ai thotë që është bërë pjesë e stafit profesional të UBT-së, teksa tregon se ky institucion veç tjerash ofron kushte, programe inovative akademike dhe trajnime të fushave të ndryshme.

 

“Është një mundësi jashtëzakonisht e mirë pasi që në të njëjtën kohë po studioj dhe po marrë përvoja profesionale nga njerëz profesionist që veprojnë në UBT. Ky institucion faktikisht është një ndër më të mirët në vend, andaj përveç studimeve, ëndrra ime ka qenë që të jem pjesë e UBT-së”, potencoi Emini.

 

Gjeneratat që diplomohen në UBT arrijnë të qasen lehtësisht në tregun e punës dhe bëhen pjesë e kompanive më të suksesshme në vend dhe rajon. Studentët përveç që përfundojnë me sukses studimet themelore, ata po arrijnë edhe zhvillim profesional sikurse studenti në fjalë.