Studenti Faton Sertolli, arkitekt në L&A Architects

10/05/2019

Pas përfundimit të studimeve bachelor, tash studenti i nivelit master, Faton Sertolli, tash e dy vite është punësuar në zyrën projektuese “L&A Architects”, ku mban pozitën e arkitektit dhe merret me projekte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, sikurse projektimi i objekteve shoqërore , afariste, banesore e individuale, dizajn enterier dhe mbikëqyrje në terren.

 

Përpos punëve të zakonshme të arkitektit, Fatoni dhe byroja në të cilën punon, kanë dëshmuar profesionalizmin edhe në Bienalen e Arkitekturës që është mbajtur në Kosovë, ku kanë fituar Çmimin “Projekti më i mirë i ndërtesave të ardhshme në zhvillim”.

 

Ai tha se me përvojat që i ka fituar gjatë studimeve në UBT, e ka pasur shumë të lehtë përshtatjen në tregun e punës.

“Programi UBT-së për arkitekturë të mundëson të zhvillohesh shumë në aspektin profesional sepse me njohuritë dhe eksperiencën që e fiton në UBT, bëhesh mjaftueshëm i përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat në punën profesionale”, vlerësoi Fatoni.

 

E nga momentet më interesante gjatë studimeve bachelor, ai e kujton pjesëmarrjen në koncept idenë për projektimin e Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan.