Studenti Emin Emini përfitues i bursës për vazhdim të studimeve në Portugali

27/02/2020

Emin Emini, student i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, është njëri nga studentët përfitues të bursës për vazhdim të studimeve në Universitetin “Nova de Lisboa”, nga Portugalia.

 

Ai është përzgjedhur përfitues i bursës në bazë të notës mesatare mbi 9.0, që e ka arritur gjatë studimeve në UBT.

 

Emini ka thënë në këtë universitet ka vazhduar studimet në specializimin për Inteligjencë Artificiale, ku tregoi se do të marrë njohuri profesionale për automatizimin e pajisjeve dhe programonin e robotëve.

 

Së fundmi katër studentët të UBT-së kanë përfituar bursë studimi përmes programit Erasmus+, për të vazhduar studimet në Universitetin “Nova de Lisboa”, nga Portugalia.