Studenti Egzon Hasi përfitues i bursës në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali

18/12/2019

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Egzon Hasi, përfitoi bursë studimi për të vazhduar studimet në Universitetin “Nova de Lisboa”, në Portugali.

 

Egzoni është përzgjedhur si fitues i kësaj burse falë notës së lartë mesatare që ka arritur gjatë studimeve në UBT, ndërkaq studimet në Portugali do t’i fillojë në fillim të vitit 2020.

 

Ai tha se UBT ishte zgjedhje ideale për vazhdim të studimeve, pasi siç tha ai, është qendër rajonale për Shkenca Kompjuterike.

 

“Përkushtimi dhe pjesëmarrja e vazhdueshme në projektet e ndryshme që na janë ofruar gjatë studimeve më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shume për arritjen e këtyre rezultateve. Gjithashtu, vlen të përmendet edhe bashkëpunimi dhe ndihma e vazhdueshme nga ana e profesorëve të cilët gjithmonë na kanë frymëzuar dhe motivuar”, tha ai.

 

Egzoni tha se UBT shquhet për shkencë dhe inovacion, dhe institucioni i vetëm arsimor që ndihmon studentët e vet në ngritje akademike dhe profesionale.