Studenti Edonit Behluli punësohet në Media Group-in e UBT-së

bool(false) 12/11/2020

Pasioni për profesionin e gazetarisë ka bërë që Edonit Behluli dy vite më parë të fillojë studimet në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, ku falë përfitimit të kompetencave profesionale është sistemuar edhe në tregun e punës.

 

Edoniti tashmë është punësuar në Media Group-in e UBT-së, dhe po ndihmon në fuqizimin e imazhit kombëtar dhe ndërkombëtar të institucionit, përmes lajmeve, marketingut, mediave sociale, si dhe aktiviteteve të tjera.

 

Ai theksoi se studimet në UBT i mundësuan përgatitje për karrierë të suksesshme. Këtë sukses Edoniti ia atribuon Fakultetit Media dhe Komunikim, ngaqë siç tha, është program i harmonizuar në atë mënyrë saqë kombinon ligjëratat teorike me praktikë, organizon aktivitete me partnerë medial, vizita studimore brenda dhe jashtë vendit në mediat më të njohura.

 

“Interesimi për gazetarinë dhe median në përgjithësi, ka bërë që unë të kërkoja një program studimi më ndryshe, më të përgjithësuar, që mua në tregun e punës të mos më kualifikonte si gazetar. Media dhe Komunikim në UBT ishte programi më i mirë që mua më mundësoj të ecë përpara. UBT më ka hapur të gjitha dyert për t’u zhvilluar profesionalisht në karrierë, për të marrë përvojën e duhur në fushën e medias e komunikimit, dhe duke më mundësuar që të punoj me profesionistët më të mirë të kësaj fushe, me teknologjinë më të re”, potencoi Edoniti.

 

Tutje, ai tha se programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT u ofron studentëve përgatitje praktike për karrierë të suksesshme mediale, i vetmi fakultet që u mundëson studentëve edhe specializimin në fushat si: gazetari, komunikim, menaxhim i medias, marrëdhënie me publikun, regji televizive, gazetari on-line, kamerë dhe fotografi.

 

“Praktika dhe teoria i bën të veçanta studimet në UBT. Është më se e nevojshme që studentët të kenë mundësi atë që e mësojnë edhe ta praktikojnë, ta ndjejnë, ta shohin për së afërmi, sepse vetëm kështu studentët janë gati për të filluar karrierën e tyre, andaj unë mendoj që kjo është formula e suksesit në UBT”, shtoi ai.

 

Në këtë program studimi, këtë vit është bashkëngjitur edhe trendi i fundit i teknologjisë, ku studentët do të mësojnë përmes Realitetit Virtual, mësim që zhvillohet dhe shfaqet përmes syzeve 3D. Përveç kësaj, UBT posedon edhe Televizionin, Radion, Portalin dhe Gazetën, në kuadër të së cilave studentët zhvillojnë punën praktike me qëllim të zbatimin të teorisë në praktikë.