Studenti Edonit Behluli ka filluar praktikë në portalin InFokus

07/12/2018

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim, në UBT, Edonit Behluli, ndonëse në fillim të vitit të parë të studimeve, megjithatë ka filluar menjëherë praktikën në portalin InFokus, në cilësinë e gazetarit.

 

Ai theksoi se duke e marrë parasysh faktin që ende është në fillim të studimeve, mësimet që i ka fituar në UBT, i kanë dhënë njohuri të nevojshme për nisjen e karrierës së tij si gazetar.

 

“Mënyra e komunikimit me studentët, kushtet që i ofron UBT për studentët dhe profesionalizmi që ka, më kanë befasuar dhe përfundimisht mendoj se UBT është në një tjetër nivel. Ky drejtim është i mbushur me kuadro profesionale, që bën që suksesi i studentëve të mos mungojë”, vlerësoi Edoniti.