Studenti Dren Ibrahimi ka përfunduar një praktikë gjashtë mujore të inxhinierisë softuerike në GMV GmbH në Gjermani

06/02/2024

“Gjatë viteve të studimit në UBT kam pasur mundësinë të eksplorojë gjerësisht fushën e shkencave kompjuterike, e cila më dha një ide më të mirë se çka më pëlqen më shumë si specializim”, është shprehur studenti Dren Ibrahimi, i cili sapo ka përfunduar me sukses një praktikë gjashtë mujore të inxhinierisë softuerike në GMV GmbH, Gjermani, në kuadër të bursës së Internship Programme of German Business.

Përvoja atje ishte e veçantë sepse iu ofrua mundësia të punojë në softuere të satelitëve të agjensioneve hapësinore si European Space Agency ESA dhe EUMETSAT. Puna e Drenit përfshinte mirëmbajtjen e Mission Control Systems të disa satelitëve ku herë pas here shfaqen gabime të cilat zgjidhen nga inxhinierët e softuerit.

Përveç kësaj, Dreni, si shumë studentë të tjerë ka mundur të eksplorojë vende të ndryshme dhe të zgjerojë perspektivën e tij ndërkombëtare!