Studenti Brikend Rama vazhdon studimet master në Norvegji ne Gjovik University College

27/07/2015

Studenti i UBT-së, Brikend Rama, do të vazhdojë studimet në nivelin master në Universitetin Gjovik në Norvegji. Studimet do t’i vazhdojë në Shkencat e aplikuara kompjuterike (Applied Computer Science) në kuadër të fakultetit të Shkencave Kompjuterike.

Brikendi ka përfunduar studimet në nivelin bachelor në UBT, ndërsa semestrin e fundit e ka përfunduar në Universitetin Gjovik.

 

UBT dhe Universiteti Gjovik kanë tash disa vjet marrëveshje bashkëpunimi për mobilitet të stafit dhe të studentëve dhe për projekte të përbashkëta.