Studenti Benart Shala, pjesëmarrës në punëtorinë “DREAM FLAKE V1.0”, në Bullgari

04/12/2018

Studenti i nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Benart Shala, ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore në formë trajnimi, të organizuar nga DesignMorphine.

 

Punëtoria “DREAM FLAKE V1.0”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë, mblodhi arkitektë të rinj nga mbarë Evropa, të cilët së bashku me mentorët e tyre trajtuan dizajnimin e strukturave të avancuara parametrike, me ndihmën e nënprogrameve të rhinos dhe grasshopperit, përkatësisht u fokusua tek programet aplikative arkitektonike, ku vështirësia ishte e lartë.

 

Trajnimi zgjati dy ditë, përgjatë të cilave u bë punë intensive, duke qenë se çdo dizajnim, modelim dhe renderim, bëhej me anë të algoritmeve dhe skriptave përkatëse. Punëtoria u nda në tri faza, duke përfshirë modelimin, renderimin dhe printimin 3D.

 

Gjithsesi, nuk është suksesi i vetëm i Benartit, pasi gjatë kësaj vere ai ka marrë pjesë edhe në OC Polimi Summer School, në Piacenza të Italisë, ku morën pjesë 120 studentë nga 25 shtete.