Studenti Argjend Berjani fillon intershipin në kompaninë “Virtuo”

16/10/2018

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Sistemet e Informacionit në UBT, Argjend Berjani ka filluar intershipin si junior administrator në kompaninë “Virtuo”, kompani që merret me konsulencën dhe implementimin e teknologjive të ndryshme si harduerike, softuerike, rrjetave, etj.

 

Studenti Berjani po merr përvoja profesionale nga ekipi i inxhinierëve të certifikuar dhe konsulentëve teknik, të cilët bashkërisht po ndihmojnë klientët për të përmirësuar biznesin e tyre duke u ofruar zgjidhje inovative me kosto efektive.

 

Duke folur për studimet në UBT, Berjani tha se institucioni i ka ndihmuar shumë që të avancohet në aspektin profesional dhe se falë njohurive të fituara në teknologjinë informative ka arritur të hyjë në tregun e punës.

 

“Konsideroj që rol shumë të rëndësishëm në avancimin tim si student i UBT-së kanë edhe profesorët që falë punës, përkushtimit, motivimit kam arritur që lehtësisht ti qasem tregut të punës”, tregoi studenti Berjani.

 

Qindra studentë të të gjitha fakulteteve në UBT, ende pa i përfunduar studimet themelore arrijnë të vetëpunësohen ose të punësohen në institucione dhe kompani vendore e ndërkombëtare, ku falë profesionalizmit u besohen edhe pozita të ndryshme.