Studenti Alban Hoxha punësohet në Gazetën Express

04/12/2018

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Alban Hoxha, menjëherë pas përfundimit të vitit të tretë të studimeve, është punësuar në cilësinë e gazetarit të sportit në Gazetën Express.

 

Ai ka theksuar se falë studimeve në UBT, ka fituar njohuri të mjaftueshme të cilat i kanë ndihmuar të punësohet dhe të tregojë sukses në punën që është duke e bërë aktualisht.

“Profesorët kanë qenë gjithmonë korrektë dhe të gatshëm për të na ofruar mundësi të ndryshme, përfshirë edhe punësimin, praktika në mediume të ndryshme dhe njohuri profesionale”, vlerësoi Albani.

 

UBT karakterizohet me një përqindje të madhe të studentëve, të cilët punësohen nëpër kompani të ndryshme menjëherë pas përfundimit të studimeve, ose edhe i themelojnë bizneset e veta, duke krijuar vende pune për vete dhe për të tjerët.