Studenti Agon Daci, SEO specialist në kompaninë “Tactica”

18/03/2019

Studenti i nivelit bachelor në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, Agon Daci, tash e disa muaj është punësuar në kompaninë “Tactica”, me seli në New Jersey të SHBA-ve dhe në Kosovë.

 

Ai mban pozitën SEO Specialist, si dhe merret me shërbime të marketingut digjital, konkretisht ofron konsulencë për SEO, bën auditimin e uebsite-ve, keyword research dhe link building.

Këto shërbime, studenti Daci i ofron kryesisht për klientët ndërkombëtarë.

 

“Njohuritë që kam marrë përgjatë tri viteve të studimeve në UBT, kanë qenë shumë të dobishme për ngritjen time profesionale dhe kanë qenë urë lidhëse në mes meje dhe tregut profesional të punës”, tha Daci

 

Ai theksoi se për dallim nga institucionet tjera arsimore, UBT gjithnjë dhe në çdo aspekt i mbështet studentët e vet, u ofron kushte studimi, inovacion dhe cilësi në mësimdhënie.