Studentët për Shqipërinë

26/11/2019

Të gjithë jemi shokuar nga pamjet që i kemi parë që nga mëngjesi i hershëm i ditës së sotme, e që po vazhdojnë akoma.

 

Përderisa tërmetet e njëpasnjëshme lanë të vdekur e qindra të plagosur, janë edhe qindra familje të tjera që ju duhen para, veshmbathje, ushqim e batanije, pasi momentalisht kanë mbetur pa kulm mbi kokë, madje kanë frikë edhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

 

UBT, në bashkëpunim me Këshillin Studentor, kanë nisur aksion për grumbullimin e të gjitha mjeteve për të cilat kanë nevojë bashkëkombësit tanë. Prandaj, duke e dëgjuar edhe thirrjen e shumë studentëve vullnetarë, ne nga nesër fillojmë me grumbullimin e mjeteve nga kushdo dhe sido që ka mundësi të japë kontribut.

 

Aksioni bazë do të zhvillohet në kampusin e UBT-së, në Prishtinë, për të vazhduar tutje edhe me kampuset e tjera të UBT-së.