Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment vizituan kompaninë REKS në Ferizaj

19/01/2022

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, kanë zhvilluar një vizitë studimore në kompaninë REKS në Ferizaj, në kuadër të punës praktike dhe vizitave të parapara studimore në kurrikulën e programit të Inxhinierisë së Energjisë.

 

Në këtë vizitë, studentët kishin mundësi që të shohin nga afër reciklimin e materialeve plastike, të cilat ofrojnë një varg të produkteve të paketimit dhe fleksoprintimit me përbërje të polipropilenit, polietilenit me densitet të lartë, të mesëm dhe të ulët.

 

Interaktiviteti i frytshëm me studentët kurioz për të mësuar secilin detaj nga kjo kompani, ka karakterizuar këtë vizitë studimore, e cila ndihmon shumë në zhvillimin e mëtutjeshëm të anës praktike të studentëve të Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment.