Studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Stomatologjisë vizituan Institutin e Mjekësisë Ligjore

31/03/2023

Studentët e Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, kanë realizuar një vizitë studimore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, të shoqëruar nga profesori Arsim Gërxhaliu.

Në kuadër të kësaj vizite, studentët patën mundësi që të njoftohen nga afër me punën dhe angazhimin e stafit dhe profesionistëve që vijnë nga ky institucion, në laboratorin e toksikologjisë, histopatologjisë, si dhe në pjesën e nxjerrjes dhe publikimit të rezultateve përfundimtare të rasteve që iu nënshtrohen autopsisë forenzike.

Studentët e vitit të pestë të këtij programi në UBT, panë nga afër edhe disa shembuj të ekzaminimit të mbetjeve mortore të rasteve të ndryshme të luftës në Kosovë, si dhe rasteve të tjera, duke thelluar kështu njohuritë e tyre që do t’iu shërbejnë në zhvillimin e profesionit.