Studentët e UBT-së po marrin pjesë në Akademinë Verore të “Anhalt University of Applied Sciences”

06/07/2023

Lirak Dervishi dhe Loris Rexhepaj janë studentët e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT që po marrin pjesë në Akademinë Verore të “Anhalt University of Applied Sciences”, në Dessau të Gjermanisë.

Në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me fushën e arkitekturës, projekte e punëtori, studentët e UBT-së po japin kontributin e tyre me njohuritë e fituara përgjatë studimeve.

Liraku dhe Lorisi janë bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të kësaj akademie përmes partneritetit të UBT-së me “Anhalt University of Applied Sciences”.

Bashkëpunimi UBT dhe “Anhalt University of Applied Sciences” krijon mundësi unike dhe të shkëlqyera për studentët e fushave të ndryshme për t’u bërë pjesë jo vetëm e akademive verore, por edhe e shkëmbimit studentor dhe angazhimit në organizime të tjera akademike dhe profesionale.