Studentët e UBT-së vizituan RTK-në

24/12/2018

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Media dhe Komunikim, në UBT, kanë vizituar mediumin publik, Radio Televizionin e Kosovës, të shoqëruar nga profesori Blerim Haxhiaj, i cili njëkohësisht punon tash e sa vite  në këtë medium.

 

Me këtë rast, studentët patën mundësi të informohen dhe të shohin nga afër rrjedhën e punës së përditshme të gazetarëve dhe redaktorëve që punojnë aty, teksa mësuan edhe disa teknika të reja të punës për realizimin dhe montimin e storjeve të shumta me anë të telefonit, mënyrat e të shkruarit në mënyrë sa më profesionale.

 

Njohuritë praktike të fituara gjatë vizitave të tilla nëpër televizione, u mundësojnë studentëve të njoftohen më tepër rreth profesionit që kanë vendosur të ushtrojnë në të ardhmen.